Policia e Kosovës po i asiston inspektorët komunalë të Prishtinës në rrënimin e një objekti që pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Në lidhje me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Klankosova.tv se një person i ka penguar zyrtarët e komunës, ndërsa është shoqëruar nga policia.
“Policia vetëm po asiston inspektorët komunal. Ndërsa sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një person është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.