Lajme

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Një person është arrestuar të marten në Prizren.

I njëjti dyshohet se ka përfituar jashtëligjshëm rreth 100 mijë euro.

Rastin për Klankosova.tv u konfirmua edhe nga policia.

“I njëjti pas intervistimit u dërgua në mbajtje për 48 orë. Me rastin po merret Sektori i Hetimeve Rajonale”, u tha nga policia.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se këto mjete ishin përfituar përmes mashtrimit.

Nuk dihet ende saktësisht se si i ka marrë ai këto para.

I njëjti për të njëjtin rast ishte denoncuar edhe në janar, ku ishte arrestuar dhe më pas liruar.