Lajme

Arrestohet një person në Gjakovë, ofendoi dhe kërcënoi një polic

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe ka kërcënuar një zyrtar policor, të premten në rrugën “Buraj Roka”, në Gjakovë.

I dyshuari ishte ndaluar nga njësitë policore në lidhje me një kundërvajtje në trafik, ku i ka refuzuar të gjitha udhëzat e zyrtarit policor, që të njëjtin e ka kërcënuar.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se është konsultuar prokurori  i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është iniciuar “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

“Rr. Buraj Roka, Gjakovë 22.09.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që pasi është ndaluar nga policia në lidhje me një kundërvajtje në trafik, fillimisht ka refuzuar të gjitha urdhëratë e zyrtarit policor e më pas ka ofenduar dhe kanosur zyrtarin policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.