Foto: AP

Lajme

Arrestohet një person në Banjskë të Zveçanit, policia i gjeti armë e një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

By GAZETA SCANNER

October 15, 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zveçanit është arrestuar një person.

Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe’’, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ai pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.