Arrestohet një person me incialet N.S, i cili dyshohet se ka kërcënuar me vrasje, kryeministrin, Albin Kurti.
Prokuroria Speciale, ka njoftuar se ky i fundit, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në një emision, njëherit përmes një postimi në Facebook, ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj kryeministrit, Kurti.
“Arrestohet i dyshuari me inicialet N.S për veprën penale dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës. Prishtinë, 31 gusht 2023 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”.
Derisa me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë.