Lajme

Arrestohet një grua në Prishtinë, mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2024

Është arrestuar një grua në Prishtinë nën dyshimin se e njëjta kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Siç njofton policia, e dyshuara kishte ushtruar aktivitet pa leje pune.

Në zyren e saj janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm.

Pas intervistimit, ajo është dërguar në mbajtje.

Rr. Azem Jashanica, Prishtinë 2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton PK.