Lajme

Arrestohet një burrë për dhunë familje në Gjilan, i sekuestrohet arma

By GAZETA SCANNER 1

September 15, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit, policia i ka sekuestruar të dyshuari një armë me leje valide.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 12.09.2024-00:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pistoletë e cal.9x19mm me leje valide si dhe 15 fishekë të cal.9×19 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.