Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Istog.
Sipas policisë, i dyshuari në gjendje të dehur e ka fyer dhe goditur me grushte gruan e tij, ndërsa djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por që i dyshuari i ka kërcënuar duke i larguar nga shtëpia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Istog / 26.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur, e ka fyer e ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare duke e goditur me grushte, ndërsa djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.