Lajme

Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares

By GAZETA SCANNER 1

December 05, 2023

Lupço Palevski – Pallço është arrestuar në Turqi si i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit, raporton Alsatmk.

Të martën është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Lupço Palevski – Pallço është ish-pronar i një kompanie ndërtimore, pronar i javores “Start” dhe një Televizioni lokal. Ai ka qenë në paraburgim ekstradimi në Beograd.

Nga të dyashurit është edhe babai i të miturës.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup.