Lajme

Arrestohet në Merdarë personi i cili ishte i kërkuar nga gjykata

By GAZETA SCANNER 1

February 25, 2024

Policia e Kosovës të shtunën në pikën kufitare në Merdarë, ka arrestuar një person kosovar, i cili ishte i kërkuar nga gjykata.

Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.

“PKK-Merdare 24.02.2024-13:55. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari kosovar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.