Policia spanjolle ka arrestuar një të ri shqiptar, dhe ka sekuestruar mbi 190 kilogramë marijuanë të paketuara.
Gjithashtu u sekuestruan dhe 5 mijë e 800 bimë kanabis në faza të ndryshme, dhe u arrestua edhe një spanjoll që dyshohet se bashkëpunoi me shqiptarin.
Operacioni policor i quajtur “Bodrumi i Gjelbër”, u zhvillua në qytetin e Albolote.
Mediat e huaja raportojnë se gjatë kontrollit të bërë në magazinën e hashashit ku kultivoheshin bimët narkotike, u gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta, një silenciator, 4.9 kg hashash dhe 3 mijë 150 euro.
Shkak për dyshimet e policisë, ishte bërë fatura e lartë e shpenzimeve për energjinë elektrike, shkruan Top Channel.