Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2024 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit.
Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin B.J. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar) i cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë e llojit ES Ecol e kalibrit 9mm dhe njëmbëdhjetë (11) gëzhoja të kalibrit 9mm. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.
Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.
Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë’’.