Një lajm i tmerrshëm vjen nga Greqia. Siç raportojnë mediat, një futbollist i një klubi të Superligës atje është arrestuar për sjellje të pahijshme me një të mitur.
Grekët nuk specifikojnë detajet se për cilin futbollist bëhet fjalë dhe as emrin e klubit të tij, por thuhet se është shumë i njohur në Greqi. “Sport24” shkruan vetëm se lojtari është i njohur dhe se klubi i tij është anëtar i Superligës dhe se ka përfunduar në burg dyshohet se për sjellje të shthurur me një të mitur në një klub nate, tranmseton Demokracia.com.
Po ashtu, tek ai është gjetur edhe droga dhe me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona. Përveç futbollistëve, pas hekurave kanë përfunduar një izraelit dhe katër belgë, të cilët ndodhen në Greqi në kuadër të një ekskursioni shkollor.
Futbollisti u arrestua në pjesën elitare të Athinës, Kolonaki, e njohur për restorantet, baret, muzetë, galeritë e saj…
Me kërkesë të një gruaje belge, një izraelite u ngrit akuza për veprime të pahijshme ndaj saj.