Lajme

Arrestohet Fisnik Qenaj, ishte shpallur person në kërkim

By GAZETA SCANNER 1

October 31, 2024

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë ka njoftuar arrestimin e Fisnik Qenajt.

Ai ishte shpallur, më 15 gusht nga Policia e Kosovës si person në kërkim.

Qenaj ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor”.

“Duke shprehur mirënjohje të veçantë për rolin aktiv të mediave dhe gatishmërinë e qytetarëve për bashkëpunim, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë thekson rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë” thuhet në njoftimin e Policisë.