Lajme

Arrestohen tre protestues në Gllarevë, penguan punimet në rrugën Prishtinë- Pejë

By GAZETA SCANNER 1

April 22, 2024

Tre persona janë arrestuar sot në Gllarevë, pasi dyshohet se kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë- Pejë.

“Sot janë arrestuar 3 persona në Gllarevë, të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.