Sport

Arrestohen pesë persona të dyshuar për grabitjen me maska në një pompë të derivateve

By GAZETA SCANNER 1

June 25, 2024

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen e 1 qershorit të këtij viti me maska në Stanovc të Vushtrrisë në një pompë të derivateve.

Në njoftimin e policisë thuhet të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Grabitje”.

“Arrestimi i  të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit  dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të  Vushtrrisë,  të maskuar e nën kërcënimin e armës  (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve  ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave”.

“Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera  në Republikën  e Kosovës, me ç’rast  janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes”, thuhet  në njoftim.