Lajme

Arrestohen edhe dy persona në Banjskë

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2023

Në mbrëmjen e kësaj të hënëje janë arrestuar edhe dy persona në Banjskë të Zveçanit.

Këtë për Portalin Dukagjiini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Personat e arrestuar dyshohen për armëmbajtje pa leje.

Elshani, ka bërë të ditur se do të hetohet nëse të arrestuarit kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën.