Lajme

Arrestohen dy shqiptarët në Selanik, vodhën mall me vlerë 12 mijë euro nga qendra tregtare

By GAZETA SCANNER 1

July 15, 2024

Arrestohen dy shqiptarë në lindje të Selanikut në Greqi. Mësohet se dy 34-vjeçarët nga Shqipëria një burrë e një grua, kishin vjedhur mall me vlerë 12 mijë euro nga një qendër tregtare.

Dyshja u arrestuan mesditën e djeshme.

Bëhet me dije nga mediat greke se në automjetin e autorëve janë gjetur dhe sekuestruar parfume, rroba, produkte kozmetike si dhe mallra sportive.

Gjithashtu autorëve u është gjetur dhe sekuestruar edhe shuma e parave prej 2205 eurosh si dhe automjeti i cili shërbente për transportimin e mallit të vjedhur.