Lajme

Arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova”, Azemi: Qeveria Kurti – keqpërdorime të njëpasnjëshme

By GAZETA SCANNER 1

March 03, 2024

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se pushteti është duke heshtur për arrestimin e Hasan Krasniqit, sipas tij, zyrtarit të VV-së që e vendosi si kryeshef në KRU “Gjakova”.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Krasniqi ra në pranga si i dyshuar për trafikim me njerëz.

“Hasani po akuzohet ndërkombëtarisht dhe ky rast shënon një prej skandaleve më të rënda dhe më të dëmshme për reputacionin e Kosovës viteve të fundit. Fatkeqësia është se ky rast s’është i vetmi. Për tre vite mandat, kjo qeveri prodhoi plot skandale korruptive. Edhe Nagip Krasniqin e vendosën në krye të KEK-ut, edhe ai u arrestua për dyshime për keqpërdorim e korrusoion. Martin Berishajn e emëruan ambasador, u bë skandal rajonal. Andej ua arrestojnë një zyrtar të partisë për drogë, e këndej iu shpërthen skandali me rezerva në ministri”.

“Skandal pas skandali. Keqpërdorime të njëpasnjëshme e korrupsion masiv. Tre vite kështu krahas një qeverisjeje të paaftë, e cila në më shumë se 1000 ditë vetëm e vështirësoi gjendjen socio-ekonomike në vend dhe e minimizoi çdo arritje të mëparshme të shtetit. E kanë futur vendin në udhë pa krye. Po bëhen rrezik për të ardhmen”, ka thënë Azemi.