Lajme

Arratiset një person nga Burgu i Dubravës

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2024

Një person ka arritur të largohet mbrëmë nga Burgu i Dubravës.

Tëvë1 mëson se i arratisuri është Ujkan Metaj, i dënuar me 11 vite burgim.

Ende nuk dihet se si i dënuari është arratisur nga Qendra Korrektuese.

Teve1.info ka dërguar pyetje në Shërbimin Korrektues për të konfirmuar këtë rast.

Ndërkohë, për të shtunën është paralajmëruar një konferencë për media nga zëvendësministri Drejtësisë Blerim Sallahu dhe drejtori i Shërbimit Korrektues Ismail Dibrani.

Nga Policia e Kosovës po kërkohen edhe katër persona tjerë që janë arratisur së fundmi nga burgjet e Kosovës e të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë e që akuzohen për vepra të rënda penale si “Vrasje”.