Këshilla mjekësore

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

By GAZETA SCANNER 1

November 24, 2024

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj.

Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyrosëse. Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve tëarrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja.

Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë. Gjethet e njoma dhe të freskëta të arrës largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga banesat, duke qenë tepër efikase, sidomos në shtëpinë e fshatit, ku këto të fundit janë më të pranishme. Lëngu i luleve mashkullore të arrës, shërben gjithashtu për largimin e mizave nga trupi i kuajve.

Shërimi i diarresë

Merren 5-10 gr lule mashkullore të pemës së arrës dhe më pas zihen, në 200 ml ujë. Lëngu që përftohet nga zierja pihet sa herë që paraqitet nevoja, sipas shkallës së sëmundjes tek pacienti. Ndërkohë, i njëjti lëng i gjetheve të ziera përdoret:

a) Në formë pastrimi kundër sëmundjeve inflamatore gjenitale; b) Në formë klizme kundër diarresë dhe dizenterisë; c) Për larjen e infeksioneve të lëkurës.

Kurimi i zgjebes, urthit dhe ekzemës

Merren 60 gr gjethe are, priten në copa dhe lihen të ziejnë për 1 orë, në një sasi prej gjysmë litri ujë. Me lëngun e fituar lyhen vazhdimisht pjesët e sëmura të lëkurës, derisa të zhduken shenjat e sëmundjeve të përmendura më lart. E njejta tretësirë përdoret sakaq edhe në banjat tonike, të cilat e bëjnë trupin të gjallë dhe të freskët.

Kurmi i plagëve të gojës

Një sasi prej 10-15 gr gjethe arre, futen në 100 ml ujë dhe kësaj sasie i shtojmë 5-6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i bëjmë pastrim të vazhdueshëm gojës, apo kanalit vaginal. E njëjta kurë, përdoret edhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit, sidomos atë të fëmijëve. Kjo kurë bëhet disa ditë rresht. Arrat janë ushqim shumë i mirë për fëmijët, sidomos kundër anemisë, si dhe kundër rënies së flokëve.

Kundër rënies së flokëve

Hidhni 30-40 gr gjethe arre dhe lëvore degësh të njoma të saj në 1 litër ujë. Kjo përftesë, zihet në ujë të valuar, për rreth çerek ore. Më pas, me të shpërlahet koka çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.

Për heqjen e kallove

Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet mirë, në 500 ml ujë, për më pak se 1 orë. Pasi lihet pak, me këtë lëng shpërlahen këmbët në pjesët e kallove, çdo gjysmë ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë, derisa kallot të zhduken.

Për gurët në fshikëzën e tëmthit

Mbushim me kujdes 1 lugë gjelle me gjethe të thata e të thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithit. Këto katër element zihen në temperaturë të lartë, në 1 litër ujë. Më pas, enën e mbulojmë, e lëmë për 2 orë që të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas ushqimit, këtij çaji, rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.

Anemia

Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë natyral dhe një çerek kg kajmak qumështi. Këto të tria i përziejmë mirë derisa të bëhen si krem dhe e konsumojmë periodikisht, nga dy herë në ditë, nga 1 lugë gjelle për të rriturit dhe nga 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje, për fëmijët. Produkti i mësipërm mund të shërbejë si ushqim tepër i ushqyeshëm edhe për njerëzit me shëndet normal.

Kurimi i prostatës

Merren 2 lugë gjelle të kripthit të arrave dhe vihen të valojnë në gjysmë litri verë, për afro 5 minuta. Tretësira e përftuar lihet të pushojë për 10 min, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.

Infeksionet vaginale

Në një enë me ujë të valuar, fusim rreth 50 gr gjethe të arrës. Ky produkt, mbulohet dhe lihet për afro 90 min, në një vend të errët. Më pas, kjo tretësirë përdoret herë pas here për shpëlarjen e organeve gjenitale të femrës.

Djersitja e tepërt e këmbëve

Rreth 100 gr gjethe të thata të thërrmuara të arrës, si edhe 100 gr gjethe të thërrmuara të sherbelës, i marrim dhe i përziejmë mirë e mirë. Këtë përzierje e përvëlojmë me 4 litra ujë të nxehtë. Përftesën e mbulojmë për rreth 2 orë, pasta e kullojmë. Më pas, sërish e ngrohim derisa të jetë jo shumë e nxehtë për lëkurën. Në këtë tretësirë, zhyten këmbët nga 20-30 min dhe ky veprim mund të përsëritet vazhdimisht kur personi ka djersitje të tepërt.