Arnold Schwarzenegger ka kryer një operacion së fundmi.
Aktori 76-vjeçar njoftoi se ai është duke u shëruar nga vendosja e një stimuluesi kardiak, pas tre operacioneve në zemër.
“Të hënën e kaluar, unë u operova. Mora një stimulues kardiak”, tha ai.
“Së pari, dua që ta dini se unë jam mirë. Operacioni u krye të hënën. Askush s’do ta kishte menduar ndonjëherë se do ta nisja javën me një operacion. Dua të falënderoj gjithë ekipin tim. Të gjithë mjekët dhe infermierët që u kujdesën për mua dhe bën operacionin pa dhimbje”, vazhdoi aktori.
Arnold kishte dy operacione në vitin 1997 për të zëvendësuar valvulën e tij pulmonike dhe valvulën e aortës, e cila do të zgjaste 12 deri në 15 vjet. Ai hyri në operacion për t’i zëvendësuar të dyja përsëri në 2018 dhe 2020.