KoronavirusiLajme

Armend Zemaj vaksinohet kundër Covid-19

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,sot është vaksinuar kundër Covid19, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri thirrje që të vaksinohen të gjithë pa përjashtim.

Postimi:

Triumfues ndaj virusit Covid 19. Gjithë kohën me maskë, mbajtje higjiene e distancë të nevojshme. Sot i vaksinuar për mbrojtje të mëtutjeshme deri në fitoren e plotë kundër kësaj pandemie globale.

Ju lutem të gjithëve, ashtu siç kemi bërë thirrje për kujdes, tani duhet të vaksionoheni të gjithë pa përjashtim. Respektoni udhëzimet e IKSHKP dhe të profesionistëve shëndetësor!

Poashtu falenderim dhe mirënjohje të lartë për punën dhe përkushtimin e stafit të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan.