Lajme

Armëmbajtjet pa leje, 6 raste e 7 të arrestuar vetëm dje

By GAZETA SCANNER

September 23, 2024

Policia e Kosovës po vazhdon të arrestojë personat që mbajnë armë pa leje.

Vetëm në 24 orët e fundit janë arrestuar shtatë persona nga gjashtë raste të armëmbajtejeve pa leje.

Më poshtë gjeni rastet në hollësi:

“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Rr.Ramiz Cerrnica, Prishtinë – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

“Podujevë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator me 4 fishekë dhe një sprej. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

“Rr.B, Prishtinë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka kanosur me armë zjarri dy viktimat (një mashkull dhe një femër) kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe 10 fishekë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët, leja e një arme, dhe 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportine  policisë.

“Rr. Kadri Zeka, Ferizaj – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sprej. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.