Mediat britanike këmbëngulin se sulmuesi shqiptar Armando Broja do të lërë ekipin e Chelseat këtë verë për t’u transferuar të rivalët e West Ham .
Sulmuesi kuqezi do të qëndrojë kështu në Londër, por do të luajë për “hammers”, ku pritet të ketë më shumë hapësira pas blerjeve të shumta që ka kryer Chelsea.
Skuadra e West Ham dëshiron të nënshkruajë me 21-vjeçar shqiptar, që vlerësohet shumë në Angli për aftësitë e tij të shkëlqyera para porte. Pak ditë më parë, Broja shprehu habinë e tij për faktin se trajneri Pochettino solli një sulmues të ri te Chelsea, duke bërë që konkurrenca për një vend titullari të jetë më e madhe.
West Ham po monitoron prej kohësh situatën dhe nuk tremben nga fakti që Broja vjen nga dëmtim i rëndë në dhjetorin e kaluar. Shqiptari është përshkruar si një sulmues “I jashtëzakonshëm” (The Athletic), ndërsa One Football e cilëson atë si “vdekjeprurës”.
Broja duket se i përshtatet në mënyrë ideale lojës që trajneri David Moyes aplikon te West Ham. Duke marrë parasysh mënyrën në të cilën ai e kalon kundërshtarin me vrapime të palodhura në krahë, është e lehtë të kuptohet pse Moyes dëshiron të nënshkruajë atë.