Sport

Armando Broja debuton me Fulham, skuadra e tij ndalet në barazim

By GAZETA SCANNER 1

February 03, 2024

Fulhami barazoi 2-2 me Burnleyn, Brightoni fitoi në shtëpi, ndërkohë që Newcastle-Luton përfundoi në barazim 4-4.

Fulhami i Marco Silvës zhvilloi një pjesë të parë fantastike. Palhinha zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, ndërkohë që Fulhami gjeti edhe golin e dytë katër minuta më vonë me Rodrigo Muniz. Fofana shkurtoi rezultatin në minutën e 71-të.

Armando Broja debutoi me Fulhamin në minutën e 74-t, duke zënë vendin e autorit të dytë të golit.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutat shtesë evituan humbjen.

Fofana gjeti golin e dytë personal dhe i dhuroi skuadrës së tij një pikë me vlera për objektivin mbijetesë.

Brightoni mposhti 4-1 Crystal Palace, ndërkohë që Newcastle dhe Lutoni ndanë nga një pikë pas barazimit të çmendur në “St. James Park”.