Lajme

Arifi: VV në mungesë të vizionit, po tregon agresivitet

By GAZETA SCANNER 1

November 03, 2024

Analisti politik, Dritëro Arifi ka thënë se publikimi i videoeve nga VV-ja me akuza ndaj partive opozitare, është akuzë e poshtër dhe paaftësi e prezantimit të punëve të saj.

‘’Vërtetë kemi problemin me këtë katrahurën e këtij pushteti, etike dhe morale. Pas katër viteve të merresh me akuza të poshtëra se ka bërë dhe si e ka bërë, tregon paaftësi menaxheriale dhe është fyerje e madhe e inteligjencës edhe të votuesve të vet, sepse ata e kanë votuar këtë për të udhëhequr projekte’’, thotë ai.

Arifi, potencon se një parti si VV, që nuk tregon vizion, tregon mënyrën e mendësisë dhe mentalitetit agresiv të saj.

‘’Një parti e cila nuk tregon vizion, projekte, se i ka përfunduar ose do i përfundoj, kjo tregon për mënyrën e mendësisë dhe ka një mentalitet agresiv në vend se të ketë mentalitet zhvillimor’’, u shpreh ai për FrontOnline.