Lajme

Arifi: Çdo vonim i BE-së me mosnjohje të Kosovës është faktorizim i Serbisë pro ruse

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2023

Analisti Dritëro Arifi ka deklaruar se është moment i fundit që Bashkimi Evropian të vetëdijesohet dhe ta njohë Kosovën.

Kjo sepse sipas Arifit, çdo mosnjohje me apo pa vetëdije është faktorizim i Serbisë pro ruse.

“Unë mendoj se është moment i fundit ku Bashkimi Evropian duhet me u vetëdijesu, sepse përndryshe çdo vonim me mosnjohje është një lloj me vetëdije apo pa vetëdije, faktorizim i Serbisë pro ruse. Ky është gabimi fundalmental i BE-së, nëse BE-ja enjeh Kosovën, Serbia defaktorizohet dhe rrjedhimisht Serbia do ta obligojë vetveten me lëvizë drejtë evropianëve. Sepse e humb çdo adut të mundshëm me e negocu çështjen e Kosovës, kjo është problem kryesorë”, tha Arifi në Tëvë1.