Këngëtarja e famshme botërore, Ariana Grande, do ta paguajë ish-bashkëshortin Dalton Gomez, 1.25 milionë dollarë, pasi divorci i tyre u zyrtarizua, raporton BBC.
Gjykata e Los Angelesit të martën finalizoi procedurat e shkurroëzimit në mes të Grandes dhe Gomezit. Në bazë të marrëveshjes që çifti kishte bërë para martesës, ajo do të paguajë ish-burrin 1.25 milionë dollarë.
Gomez gjithashtu do të shpërblehet me gjysmën e shumës që do të mblidhet pasi të shitet shtëpia e përbashkët e tyre në Los Angeles.
Grande gjithashtu do t’i paguaj edhe avokatët me 25 mijë dollarë.
Grande paraqiti dokumentet e shkurorëzimit gjashtë muaj më parë, duke thënë se ka dallime të papërmirësueshme në lidhje.
Çifti pati filluar lidhjen në muajin janar të vitit 2020, pak para pandemisë Covid-19 dhe u martuan në maj të vitit 2021 në një ceremoni private në shtëpinë e Grandes në Montecito të Kalifornisë.
Grande më 8 mars ka publikuar albumin të shtatë, që titullohet “Eternal Sunshine”. Ajo tash është në lidhje romantike me aktorin Ethan Slater.