Lajme

Ardian Gjini tregon çfarë raportesh ka me Pal Lekajn

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka folur rreth raportimeve se ishte Pal Lekaj ai që bashkëpunoi me PShDK’në për zgjedhjet komunale të 17 tetorit. Gjini është në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën e VV-së.

“Pal Lekaj është Aleancë, nuk e kam plan me u lëshuar në këtë temë por çështja është se nëse unë duhet me i vë faj dikujt, pse për 1600 vota s’kemi kaluar pa balotazh, atëherë duhet me kthyer pasqyrën dhe me pa a kemi bërë ne ndonjë gabim unë dhe kolegët e mi”, thotë Gjini.

“Unë mendoj se ka pasur njerëz që është dashur me u angazhu pak më shumë. Unë besoj se do të angazhohen”, shtoi ai.

“Unë nuk e kam prit që PSHDK-ja do të nxjerr kandidat në këto zgjedhje. Por ata kanë besuar se është mirë për PSHDK-në me nxjerr kandidat”, tregoi Gjini në RTV Dukagjini.