Sport

Ardhja e Artetas në krye të Arsenalit, ndryshon të ardhmen e Xhakës

Emërimi i Arteta-s në krye të Arsenalit, do të ndryshojë shumë strategjinë e klubit nga “Emiratës”, raportojnë mediet britanike, përcjell GazetaScanner.

Një nga lojtarët që mund të largohet nga Londra është edhe shqiptari Granit Xhaka.

Reprezentuesi shqiptar nuk po kalon periudhë të mirë tek Arsenali, dhe duket se ardhmja e tij do të jetë larg Anglisë. Siç mësohet, Xhaka vazhdon të jetë i lidhur me transferimin tek AC Milan. “Rossonerët” janë duke e vëzhguar më kujdes situatën e mesfushorit shqiptar të cilin milanistët duan të transferojnë në muajin janar. /GazetaScanner/