Sport

Arda Guler thyen rekordin e CR7: Futbollisti më i ri që shënon gjatë debutimit në evropian

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Arda Guler, sot e ka arritur një sukses personal gjatë lojës kundër Gjeorgjisë.

Në ndeshjen Turqi-Gjeorgji, ai u bë futbollisti më i ri i cili ka shënuar gjatë debutimit në një Kampionat Evropian.

Futbollisti i Real Madridit, e ka thyer me këtë rast rekord që mbante Cristiano Ronaldo.

Guler aktualisht llogaritet t’i ketë 19 vjet e 114 ditë.

Derisa fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”, CR7 në vitin 2004, kishte shënuar kur i kishte pasur 19 vjet e 128 ditë, shkruan Goal.com.

Turqia e ka nisur me fitore kampanjën në “EURO 2024”, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 3:1.