Lajme

Arbër Zaimi bëhet përrallë, duke treguar një përrallë me Albinin dhe “vëllezërit e mrapsht”

By GAZETA SCANNER 1

November 12, 2022

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, është bërë përrallë, duke treguar një përrallë me Albinin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zaimi ka treguar një përrallë të shpikur prej tij, e që fundi nuk i dihet.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij:

Përrallë?

Na u mblodhën një ditë gjithë shpia. Diskutuan, diskutuan, dhe vendosën me shumicë votash që të dërgojnë në pazar njërin prej tyre, Albinin. Porosia ishte e arsyeshme: “bli sa më lirë e sa më mirë, dhe shit sa më shtrenjtë”.

U nis Albini e shkoi në pazar. Teksa përpiqej të zbatonte porosinë, nga shtëpia vëllezërit e tij filluan të bërtisnin: “shite lirë, shite edhe më lirë, blije shtrenjt mallin e keq, mos e kërko mallin e mirë”. Vazhduan të bërtisnin kështu për një kohë të gjatë, aq sa gjithë pazari filloi të qeshë.

Fundi i përrallës ende s’dihet, shpresojmë sa më mirë për të gjithë.