Gjiganti kroat, Hajduk Split duket se po kërkon lojtarin kosovar, Arbër Hoxha.
Sipas mediumit Index.hr, drejtori sportiv i Hajdukut, ka ndjekur drejtpërdrejt ndeshjen ndërmjet Lokomotivas dhe Slaven Belupo, ku luan edhe Hoxha.
“Hajduk ka ndjekur yllin shqiptarë gjatë gjysmëvitit të fundit. Arbër Hoxha ka shkëlqyer ndaj klubeve më të mëdha kroate sezonin e kaluar”, ka shkruar mediumi.
Nëntë herë kampionët e Kroacisë mund të tentojnë transferimin e 25-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai këtë sezon ka ndihmuar skuadrën me pesë gola dhe tre asistime në 17 paraqitje në total.
Hoxha me Slaven Belupon ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.