Arbër Hoxha është shpallur kampion me Dinamo Zagrebin në Kroaci në sezonin e tij të parë atje.
Me fitoren 1:0, me golin e Arijan Ademit edhe matematikisht Dinamo Zagreb e fitoi titullin e shtatë radhazi dhe të 25-tin në histori.
E Arbër Hoxha ishte mjaft i rëndësishëm në rrugëtimin e gjigantit kroat këtë sezon.
Paraqitjet e tij të mira me Slaven Belupon në stinorin vjeshtor, “detyruan” Dinamon të çelë kuletën dhe të shpenzojë një milion euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar në janarin e këtij viti.