Rozë

Arbër Bytyqi pëson ndryshim të madh në pamje- grimeri ka humbur plot 34 kilogramë

Kohëve të fundit është komentuar mjaft shumë transformimi i grimerit të njohur, Arbër Bytyqi.

I njëjti u përfol mjaft shumë në faqet rozë e rrjetet sociale për ndryshimin drastik që ka bërë në pamje.

Artisti nga Prizreni mësohet se ka humbur plot 34 kilogramë në bazë të disa seancave që ka mbajtur në qendrën e dobësimit të këngëtares, Shkenda Dubova.

Sipas disa postimeve, grimeri para se të niste seancat kishte 117 kilogramë dhe tani ka rënë në 82.

Kjo është vënë re dukshëm edhe në bazë të fotografive të fundit që ka publikuar në rrjete sociale.

Bytyqi është bërë më i njohur për publikun shqiptar në sajë të bashkëpunimeve me VIP-at e estradës.

Ai vetëm në Instagram deri më tani ka grumbulluar 424 mijë ndjekës.