19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Arben Gashi: Nesër marrim vendim nëse shkojmë në seancën e jashtëzakonshme ose jo

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ende nuk ka vendosur se a do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër.

Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër  në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka thënë Gazetës Express se nesër pas një takimi të grupit parlamentar do të vendosin a do të jenë pjesë në seancë ku do të diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

“Nesër merret vesh qëndrimi i LDK-së, nesër do të mblidhet grupi parlamentar dhe vendosim”, tha Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit