Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar mënyrën se si ka bërë opozitë Albin Kurti, duke thënë se ka qenë e dëmshme për vendin, dhe kanë shkuar në favor të Serbisë.
Në emisionin DPT te Fidani në ATV, deputeti Gashi ka thënë se partia e tij nuk është si VV dhe nuk bën veprime si djegia e veturave, gjuajtja me vezë e me gaz, pasi sipas tij, përsëritja e një gjëje të tillë do të sillte dëme për shtetin tonë.
Nuk është LDK-ja që feston dështimet e Kosovës. Me thënë diç më shumë se kanë thënë partnerët ndërkombëtarë. Çka me thanë? Çka do të duhej të thoshte një parti e përgjegjshme, me bërë si Vetëvendosje, me dalë me ja kallë kryeministrit kerrin ka vije në Kosovë, çka me bërë, me dalë me sulmu në rrugë, me ja përgatit ato për me ja shpu gomat e makinës ka hynë në Qeveri, me ja kallë shpinë, meqenëse shtëpi nuk ka, e ka një me qera, kur vjen në Kuvend me gju me vezë, me gjujt me gazë lotësjellës, a është kjo që i duhet Kosovës, a janë këto pamje që i duhen Kosovës, mendoj që jo, mendoj se nuk duhet me bërë ashtu opozita, as kjo aktualja e asnjë tjetër nuk duhet me bërë të tilla veprime, sepse nuk janë në interes të Kosovës, janë dëmtuese për Kosovën”.
“Mendoj se ne duhet me ja krijuar rrethanat për aq sa varet prej neve që me dalë në pozitë të favorshme në raport me Serbinë kryeministri i Kosovës kushdo qoftë apo kurdo qoftë ajo kohë. Në raport me Serbinë nuk duhet bërë veprimet që i ka bërë Kurti se ato veprime janë në favor të Serbisë, nuk janë në favor të Kosovës”.
“Jemi në një situatë ku disa persona të afërt me VV kërkojnë veprime siç ka bërë kjo e fundit atëherë, por që ka qenë gabim.