Sport

Arabia Saudite, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit: Duam Messin dhe Ronaldon bashkë

By GAZETA SCANNER 1

January 24, 2023

Në funksion të kandidaturës për Botërorin 2030, Arabia Saudite synon të sjellë Lionel Messin në kampionatin e saj. Kështë ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit, Ibrahim Alkassim.

“Për momentin nuk di asgjë për një ardhje të mundshme të Messit në kampionatin tonë. Por nuk e fsheh, si Federatë Futbolli do të donim ta kishim një ditë në kampionatin tonë. Ideja jonë është të përmirësohemi gjithmonë dhe padyshim që do të dëshiroja të shihja Cristiano Ronaldon dhe messin në një turni, si dikur. Por për momentin ne nuk dimë asgjë”, është shprehur ai për “Sky Sport”.