Lajme

Aprovohet ndërtimi i shtëpive të reja për të kthyerit

Në seancën e fundit elektronike të Komitetit Drejtues të projektit Kthimi dhe Riintegrimi në Kosovë, Faza e Pestë, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim vendosën të ndërtojnë 29 shtëpi të reja për të kthyerit dhe PZHBV-të nga komunat Istog, Rahovec, Shtërpcë, Pejë dhe Graçanicë.

Seanca elektronike u mbajt në prani të përfaqësuesve të UNHCR-së dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila po zbaton projektin.

29 familje të zgjedhura të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit me gjithsej 136 anëtarë, përfshirë fëmijët e vegjël, do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ndërtimi i shtëpive.

Përveç shtëpive të reja, familjet më të rrezikuara të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit gjithashtu do të marrin burime financiare stimuluese për të filluar biznesin e tyre në mënyrë që të kenë burime të të ardhurave dhe kështu të bëhen të pavarura ekonomikisht.

Ndërtimi i të gjitha 29 shtëpive të sapo aprovuara është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit.

Projekti i përmendur i BE-së, RRK-5, po implementohet në 12 komuna të Kosovës, përkatësisht: Graçanicë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Prizren, Pejë, Istog, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.