Ditën e sotme Apple prezantoi modelet e reja 13-inç dhe 15-inç MacBook Air me çipin M3, mbështetje për ekranet e jashtme, Wi-Fi 6E etj.
Apple thotë se të dy modelet MacBook Air janë 60 përqind më të shpejtë sesa modeli M1 dhe 13 herë më të shpejtë sesa modeli më i fuqishëm MacBook Air me procesor Intel.
Falë Motorit Neural më të shpejtë dhe efikas, Apple thotë se MacBook Air mbetet laptopi konsumator më i mirë për AI. Me M3 laptopët fitojnë qasje në dekodimin AV1 duke ofruar video me cilësi më të lartë dhe më efikase për shërbimet streaming.
Krahas çipit M3, MacBook Air i ri vjen me Wi-Fi 6E, Izolim Zanor dhe mikrofon me spektër më të gjerë. Gjithashtu tashmë mbështet deri në dy ekrane të jashtme kur kapaku i tij është i mbyllur.
Porositë për MacBook Air e ri fillojnë ditën e sotme ndërsa porositë mbërrijnë tek konsumatorët ditën e Premte më 8 Mars. Ato do të jenë të disponueshëm në ngjyrë të zezë, bardhë, gri dhe argjendtë me çmim fillestar 1,099 dollarë. /PCWorld Albanian/