Teknologji

Apple padit kompaninë e famshme të përgjimeve kibernetike NSO Group

Apple paditi në gjykatë NSO Group, kompaninë e famshme Izraelite të spyuerëve për përgjim të qeverive dhe shënjestrimin e pajisjeve Apple.

Përveç dënimit të NSO, Apple kërkoi ndalimin e përdorimit të produkteve të Apple nga kompania për hulumtime të mëtejshme.

Softueri Pegasus i zhvilluar prej NSO Group është përdorur për përgjimin e aktivistëve, gazetarëve, dhe kritikëve të regjimeve. Ky softuer kishte në shënjestër kryesisht pajisjet Android.

Përveç padisë, Apple tha se do të dhuronte 10 milionë dollarë për grupet dhe hulumtimet kundër kësaj lloj mbikëqyrjeje.

WhatsApp kishte akuzuar më herët NSO për sulme ndaj zyrtarëve shtetërore. Industria e teknologjisë e shikon NSO si kërcënim për privatësinë e përdoruesve të saj dhe nuk do të çuditemi nëse shohim më shumë kompani ti bashkohen kauzës së Apple. /PCWorld