Kult

Ansambli folklorik autokton “Rugova” nga sot trashëgimi shpirtërore e Kosovës (VIDEO)

Pas më shumë se shtatë dekadash jetë, folklori rugovas vlerësim po merr edhe nga institucionet shtetërore.

Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane të Kulturës, ansambli folklorik autokton “Rugova” dhe lojërat tradicionale “Rugova” u shpallën trashëgimi shpirtërore.

Vendimin e mori Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.