Botë

Annalena Baerbock i shpëton sulmit në Ukrainë, Bild: Ministrja gjermane u ndoq nga droni rus

By GAZETA SCANNER 1

February 25, 2024

Një dron rus ndoqi ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në rajonin e Mykolaiv, në Ukrainë, sipas gazetës gjermane Bild.

Sipas asaj që raporton ‘Bild’, delegacioni gjerman po planifikonte të vizitonte një fabrikë 50 kilometra larg vijës së frontit.

Gjatë rrugës, një UAV (mjet fluturues pa pilot) iu afrua kolonës së makinave, pas së cilës zakonisht ndodh një sulm ajror.

Drejtuesit u përpoqën të largoheshin nga droni, por ai vazhdoi ndjekjen e tyre.

Përfundimisht ata arritën të shkëputeshin, por vizita në stacion u anulua për arsye sigurie.