Lajme

Anijet evropiane i bashkohen përpjekjeve për të gjetur “nëndetësen turistike” të zhdukur në Oqeanin Atlantik

By GAZETA SCANNER 1

June 21, 2023

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë anijen që u zhduk në Oqeanin Atlantik Verior të dielën.

Dhe sipas mediave të huaja, atyre i janë bashkuar edhe anije nga e gjithë Evropa që kanë bashkuar përpjekjet për të shpëtuar një zhytëse të humbur përpara se të mbarojë furnizimi me oksigjen për pesë anëtarët e ekuipazhit në bord.

Kështu, vë në pah Euronews, përcjell Telegrafi, një varkë norvegjeze, e pajisur me robotë autonomë nënujorë, tani po “lufton me kohën” kundër orës për të gjetur Titan, që u zhduk pranë rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik.

Një tjetër mjet lundrues nga Franca u dërgua gjithashtu në vendngjarje, pasi u zbuluan zhurma “goditëse” pranë vendndodhjes së fundit të njohur.

Është e paqartë se sa zgjati përplasja, por supozohet se u ka dhënë ekipeve të kërkimit një objektiv.

Ndërkohë Roja Bregdetare e SHBA-së, e cila drejton operacionin kompleks, ka zhvendosur përpjekjet e saj të shpëtimit si pasojë e tingujve nënujorë, por deri më tani “ka dhënë rezultate negative”.

Siç vë në pah Euronews, autoritetet vlerësojnë se anijes i kanë mbetur rreth 24 orë oksigjen, që nga pasditja e së mërkurës.

Ndryshe, autoritetet kanadeze raportuan se zhytësja u zhduk vonë të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar një përpjekje ndërkombëtare shpëtimi në ujërat rreth 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, Kanada.

Me të po realizohej një ekspeditë për të vizituar rrënojat e Titanikut, duke zbritur rreth 3,800 metra në shtratin e detit.

Në bord ishin një pilot, një aventurier i njohur britanik, dy anëtarë të një familje biznesi pakistaneze dhe një ekspert i Titanikut. /Telegrafi/