Kompania amerikane, Intuitive Machines, po përpiqet të bëjë histori duke qenë kompania e parë private që ul me sukses një anije kozmike në Hënë.
Anija kozmike, me nofkën Odysseus, po synon të prekë pranë Polit Jugor të Hënës, ku shkencëtarët shpresojnë se mund të ketë një burim uji, raporton BBC.
Anija ka bërë udhëtimin 384,400 km nga Toka pasi u nis nga Kepi Canaveral në Florida, të enjten e kaluar.
Intuitive Machines është kontraktuar nga NASA për të mbajtur gjashtë instrumente shkencore në bord që do të ndihmojnë në studimin e sipërfaqes së Hënës dhe matjen e valëve të radios.
Kompania me bazë në Hjuston të ShBA-së shpreson të dërgojë një tjetër anije kozmike në mars, që do të shponte për të gjetur akull nëntokësor.
Odiseu mban gjithashtu 125 skulptura të vogla të bëra nga artisti amerikan Jeff Koons. Ai shpreson se ato do të jenë veprat e para të artit që do të arrijnë në sipërfaqen hënore.