Sport

Anglia e nis me fitore, triumfon ndaj Irlandës

By GAZETA SCANNER

September 07, 2024

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur më së miri rrugëtimin për Ligën e Kombeve, grupi B, duke mposhtur në udhëtim Irlandën.

“Tre Luanët” ishin fantastik, duke qenë dominues për të fituar me rezultat 0:2 në fund.

Declan Rice pas vetëm 11 minutave kaloi Anglinë në epërsi, duke shënuar një gol të bukur pas një topi të kthyer, por si shenjë respekti nuk festoi ndaj Irlandës, ngase dikur kishte luajtur për ta para se të ndryshonte mendje dhe përfaqësonte “Tre Luanët”.

Ndërsa, ishte ish lojtari tjetër i Irlandës, Jack Grealish që e vulosi fitoren me një goditje precize pas asistimit të Rice (26’).

Pjesa e mbetur e lojës ishte tepër e qetë, me dy skuadrat që kishin raste shënimi por që assesi s’ia dolën t’i finalizonin.

Anglia me këtë fitore merr menjëherë kreun në grupin 2 me tre pikë, derisa Irlanda renditet në fund pa pikë.