Lajme

Anëtari i PSD-së për Osmanin dhe Gërvallën: Komunikim me fjalor shoubizi, kanë ego banale

By GAZETA SCANNER 1

August 01, 2024

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, komunikimin e presidentes, Vjosa Osmani dhe ministres, Donika Gërvalla e ka quajtur komunikim me fjalor shoubizi.

Hyseni, është shprehur se të dyja kanë një ego banale dhe këtë lloj komunikimi që e sollën në politikë, duhet të tejkalohet.

“Se krejt çfarë kanë këto është një ego banale edhe nëse ua sheh komunikimin edhe fjalorin politik, ky është një fjalor i shoubizit për bindjen time me vlera shumë ‘të dyshimta’, një fjalor i shoubizit që na erdh në politikë. Kjo është diçka që duhet me u tejkalu”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, Hyseni tha se pa diskutim që një gjuhë dhe komunikim i tillë, ndikon negativisht në koordinimin institucional të Kosovës për politikën e jashtme.

Për këtë, ai ka përmendur “përplasjen” e tyre rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Kjo ka ndiku negativisht dhe sigurisht që një moskoordinim i institucioneve që detyra ua kërkon, i detyron me bashkëpunu, sigurisht që ndikon. Kjo ka ndiku p.sh për kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës sepse presidentja, atëherë tha që kjo çfarë keni bërë nuk është në emër tim, pra nuk është brenda atij deklarimit që ishin pas marrë vesh tre bartësit e institucioneve, presidencë, kuvend dhe qeveri”, ka shtuar anëtari i PSD-së.

Ndryshe, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, të martën në organizimin e bërë në nderim të mërgatës së Kosovës, ka përmendur emrin e presidentes, derisa ka treguar se këngëtarja Dafina Zeqiri ka kënduar këngën “llafe, llafe”, e që sipas kryediplomates është kënga e presidentes Osmani.

Ndërsa, Osmani ‘diss’-in ia ktheu të mërkurën në konferencë ku tha”Nëse doni me vazhduar me këngë të Dafinës, e ka tjetrën ‘me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast përsëritës i gabimeve”