Lajmest-slider

Anëtari i PDK-së në KQZ: Vjosa Osmani do të kaloj në Vetëvendosje

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka bërë një parashikim interesant sa i përket kandidates së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Osmani në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk jam Baba Vanga (Gruaja që kishte parashikuar fatin e ISIS-it) por s’di pse të gjitha rrugët Vjosa Osmanin e dërgojnë në VV! Nga perspektiva sot, të gjithëve u duket e pa mundshme si mundësi dhe keni të drejtë! Por, nga këndvështrimi im, si vrojtues konsistent i zhvillimeve politike dhe partiake në Kosovë, Vjosa në të ardhmen e afërt do të kaloj në VV, si pasoj e pamundësisë së dorëzimit të LDK-së karshi VV-së, dhe pa fuqisë së saj në raport me ‘ujqit e vjetër’ brenda LDK-së!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.