Andoin Gashi nga Malisheva ka fituar vendin e parë në Festivalin mbarëkombëtar të interpretuesve të këngës popullore për fëmijë në Durrës, shkruan Scanner.
Çmimi për vendin e parë është e ka ndarë juria e festivalit “KËNGË JEHO” nga Qendra kulturore e Fëmijëve Durrës, në Festivalin e ll-të Mbarëkombëtar me Vlerësimin: Interpretues i këngës Popullore për fëmijë.
Andoini është i pasionuar pas këngës folkorike dhe ai ka marrë pjesë në shumë gara, në Kosovë dhe Shqipëri. Ky nuk është çmimi i parë për të.
Para një muaji, në festivalin folklorik gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” në Skënderaj, Adoin Gashi, është zgjedhur Debutanti më i mirë, të cilin çmim e kishin ndarë Shaban, Hamez dhe Adem Jashari, brezi i ri i Familjes Jashari.